Hazard bën prapakthehu: Reali? Jam i lumtur…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2018 | 10:43

Hazard bën prapakthehu: Reali? Jam i lumtur…

Eden Hazard bën prapakthehu. Pavarësisht deklaratave se ëndrra e tij është që një ditë të luajë në Madrid, sulmuesi i Çelsit thotë se do të ishte i lumtur nëse do ta mbyllte karrierën e tij në Londër.

eden-hazard-chelsea-2018-2019

“Mund ta mbyll karrierën te Çelsi. Jam shumë i lumtur në këtë klub, me shokët e skuadrës dhe familja ime është e kënaqur këtu. Edhe nëse nuk shkoj në Spanjë te Reali, nuk është ndonjë problem i madh. Unë i dua tifozët dhe mendoj se tifozët më duan mua. Çfarëdo që të ndodhë në të ardhmen, unë do të jem i lumtur. Kjo është e rëndësishme”, ka thënë golashënuesi i kampionatit anglez. Skuadra e Çelsit po mendon që t’i rrisë rrogën në mënyrë që ta kënaqë belgun edhe në aspektin financiar, nga 220 mijë paund në javë në 300 mijë paund.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"