Hasi: Gaboi trajneri i Brazilit, ja ku e kapi Belgjika të papërgatitur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 6, 2018 | 23:18

Hasi: Gaboi trajneri i Brazilit, ja ku e kapi Belgjika të papërgatitur

Besnik Hasi, ish-kapiteni i kombëtares dhe ish-trajneri i Anderlehtit deklaroi se kjo ndeshje ishte fiks për Lukakun. I ftuar në “Top Arena” në Top Channel, Hasi piketoi edhe liderin e heshtur të Belgjikës, që sipas tij është qendërmbrojtësi Vinsent Kompani. “Lukaku është lojtar fantastik. E njoh qysh fëmijë. Sot ishte ndeshja ideale për të sepse që ku ka shkuar në Angli ai ka nisur të veprojë mirë në zonë. Dikur rrinte si spektator aty, por tani lufton mirë aty. Kjo ishte ndeshja e preferuiar për të, sepse ai kur ka hapësirë mund të të bëjë dëm, ashtu sikundër bëri edhe këtë herë.

Hasi

Ndërkohë që Vinsent Kompani ëhstë lideri i heshtur i Belgjikës. Nuk është shumë protagonist, por ai merr shumë përsipër. Ka meritë Guardiola gjithashtu që e ka përmirësuar në aspektin taktik dhe atë të leximit të lojës. Trajneri i Brazilit e humbi duelin em Martinezin e Belgjikës. Ky i fundit e dinte shumë mirë se Nejmar nuk ktheheht të mbrojë kur humb topin dhe lë hapësira të mëdha aty. Hapësira që u shfrytëzuan mirë nga Belgjika që i kapi disa herë në kundërsulm. Ndërkohë që Brazili nuk ka as kapacitetin që gjatë një ndeshjeje të mund të ndryshojë skemën. Aq potencial kanë. U dehsën ndryhsime në formacion në pjesën e dytë që të ndryshonte Brazili. U ndje shumë edhe mungesa e Kasemiros”, deklaroi Hasi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"