Hamilton “thumbon” djalin e Shumakerit: Edhe unë nëse do të kisha një djalë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 19, 2018 | 20:10

Hamilton “thumbon” djalin e Shumakerit: Edhe unë nëse do të kisha një djalë…

Kampioni botëror i F1, Luis Hamilton, ka adresuar disa fjalë për Schumacherin. Është fjala për Mik Shumaker, djalin e legjendes Majkëll, i cili është në rrugëtimin e tij drejt Formula 1. Mick ditë më parë ka fituar Kampionatin Evropian të Formula 3. Hamilton mendon se Mik do të garojë në F1 për disa arsye.

Mik Shumaker

“Sigurisht se F1 do ta ketë edhe një Shumaker tjetër. E para për emrin legjendar,e dyta për punën e mrekullueshme që Mik po e bën” ishin fjalët e Hamilton. “Vërehet qartë se ai ka shumë talent njësoj sikur babai.  Edhe nëse unë do të kisha një djalë dhe ai nuk do të kishte aftësi të mëdha, ai do të bëhej pjesë e F1, falë emrit” ka përfunduar Luis. Mik ishte fenomenal duke fituar 8 nga 15 garat finale të F3.

Hamilton

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"