Hakaj nuk ia del, e zëvendëson Smajli. Ja formacioni i mundshëm i Vllaznisë sot ndaj Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 7, 2022 | 10:57

Hakaj nuk ia del, e zëvendëson Smajli. Ja formacioni i mundshëm i Vllaznisë sot ndaj Partizanit

Tekniku Josa pritet të bëjë ndryshime në formacion për përballjen ndaj Partizanit. I vetmi lojtar që ishte në dyshim për këtë sfidë është Esin Hakaj.

VLLAZNIA 3

Gjithsesi, dilemat kanë marrë fund në stërvitjen e mbrëmshme, e fundit para ndeshjes me Partizanin.

Ish-mbrojtësi i të kuqve nuk ia ka dalë të rikuperojë problemet në këmbën e tij të djathtë dhe si pasojë në vend të tij do të luajë 20-vjeçari Geralb Smajli.

Ndërkohë, 11-shja e Josës pritet të përbëhet nga Zogoviç në portë, kurse mbrojtja me kapitenin Gurishta, Juriç, Bulatoviç dhe Smajli.

Në mesfushë, Herald Marku do të tërhiqet disi pas në krahasim me pozicionin që është parë në ndeshjet e fundit dhe do të luajë aty së bashku me Jonuzin dhe Alivodën.

Sulmi do të jetë me Malën dhe Hoxhajn në krahë, ndërsa pritet të rikthehet Kaina në majë të sulmit.

VLL (1)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"