Hajduk i jep 3 paga, Memolla do 75 mijë euro për largimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 1, 2018 | 20:45

Hajduk i jep 3 paga, Memolla do 75 mijë euro për largimin

Hysen Memolla mund të konsiderohet një futbollist i lirë. Duke qenë edhe një vit nën kontratë me Hajdukun, shqiptari është nxjerrë jashtë planeve dhe drejtuesit e kanë dënuar të jetë pjesë e skuadrës B. Mirëpo, së fundmi drejtuesit e klubit i kanë ofruar atij tri paga dëmshpërblim për të pranuar prishjen e kontratës.

Memolla vs Everton

Mediat kroate bëjnë me dije se mbrojtësi kuqezi nuk e ka pranuar, pasi me anë të menaxherit të tij ka kërkuar të paktën gjysmën e pagesave. Bëhet fjalë për gjashtë paga dhe një shifër që shkon në rreth 75 mijë euro. Hysen Memolla është një tjetër mbrojtës i Kombëtares që mbetet pa skuadër dhe që do të duhet të mendojë një ekip për të vijuar sezonin e ri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"