Gvozdenoviç “shpërblen” lojtarët pas fitores me Partizanin, sot nis misioni për kurbinasit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 27, 2024 | 10:07

Gvozdenoviç “shpërblen” lojtarët pas fitores me Partizanin, sot nis misioni për kurbinasit

Pas fitores me Partizanin, trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenoviç ka dhënë një ditë pushimi për të tijtë. Një pushim mëse i merituar, duke parë intensitetin e ndeshjes së të dielës, por edhe paraqitjes së mirë që kanë bërë korçarët.

skenderbeu

Sot pritet që Skënderbeu të kthehet normalisht në stërvitje, ku do të jetë trajneri Gvozdenoviç që do të përcaktojë ngarkesën për procesin stërvitor dhe mënyrën sesi do të ndajë grafikun e punës tek të tijtë. Të premten korçarët luajnë ndeshjen e radhës në kampionat, që përkon me transfertën e Laçit.

Një sfidë ndaj një rivali direkt, ndaj të cilit do të tentohet shkëputja dhe “gjurmimi” i katërshes finaliste. Korçarët janë vetëm një pikë larg vendit të katërt dhe katër pikë larg Laçit, që renditet i shtati, një shkallë poshtë bardhekuqve. Fitorja me Partizanin ka rritur ndjeshëm besimin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"