“Gvozdenoviç ka futur një frymë të re”, Frashëri për “Panorama TV”: Takaj nuk e lë Skënderbeun të luftojë për mbijetesë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 24, 2023 | 18:10

“Gvozdenoviç ka futur një frymë të re”, Frashëri për “Panorama TV”: Takaj nuk e lë Skënderbeun të luftojë për mbijetesë

Skënderbeu arriti ta përmbushte misionin për t’u ngjitur në Superiore. Për këtë gjë, kapiteni i “ujqërve”, Erlis Frashëri foli në një intervistë për emisionin “Panorama Sport” në “Panorama TV”, duke mos e fshehur gëzimin dhe se shpreson që vitin tjetër të ndërtohet një skuadër që të luftojë më shumë se vetëm mbijetesa.

 

erlis frasheri

“Jemi përgatitur gjatë gjithë kohës për të arritur në Superiore. Kemi luftuar të gjitha ndeshjet dhe besoj se ja arritëm qëllimit.

Me thënë të drejtën unë kisha vite që nuk kisha luajtur në Kategorinë e Parë. Me ne të gjithë luajtën maksimumin. Por të gjithë bashkë ja arritëm qëllimit.

Rivali më kryesor ka qenë Dinamo, sepse e dinim që kishte një skuadër të mirë. sapo kishte rënë nga Superiorja.

Lojtarët që janë pjesë e Skënderbeut janë të gjithë që kanë luajtur në Superiore. Duhen dhe disa përforcime. Por grupi që kemi aktual është mjaft mirë.

Dora e Gvozdenoviçit është ndierë shumë sepse ka futur një frymë të re. Kërkonte vetëm përqendrim, vetëm punë. Çdo ndeshje nuk futeshim me mendime negative. Futeshim në fushë, jepnim maksimumin. Qëkur ka ardhur Gvozdenoviç kemi treguar që jemi ekip. Kurse me profesor Mememellin ka pasur më presin. Ka ndryshuar si narta me ditën.

Trajneri është i gëzuar. Na ka ngelur dhe një ndeshje me Besën dhe do që të dalim kampion.

Të mbarojmë njëherë këtë sezon. Kemi me Besën dhe në Lushnjë. Vitin tjetër presidenti Takaj nuk e lë Skënderbeun që të luajë për mbijetesë. Vitin tjetër besoj se do kthehet një Skënderbe vërtet i madh.

Çunat duhet të japin maksimumin. Ne kemi tifozerinë që na ndjek. Besoj se presidenti Takaj e ka në dorë që të bëjë një skuadër vërtet të mirë dhe besoj se do e bëj.

Jap maksimumin për këtë fanellë. Nuk kam menduar të lëviz, sepse këtu dua ta mbyll karrierën”, u shpreh Frashëri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"