Guardiola i prishi punë Bajernit për De Bryjnen, Fernandinjo zbulon prapaskenën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 8, 2024 | 12:34

Guardiola i prishi punë Bajernit për De Bryjnen, Fernandinjo zbulon prapaskenën

Pep Guardiola është një mjeshtër dhe një strateg i vërtetë, por jo vetëm në fushën e lojës. Pasi arriti marrëveshjen me lojtarë si Erling Haland dhe Mançester Siti fitoi Tripletën në vitin 2023 po vazhdon ende të korrë suksese edhe në këtë sezon.

guardiola

Prej vitesh është një nga më të mirët në botë me futboll dhe me rezultate. Mirëpo, ish-kapiteni dhe mesfushori i “Qytetarëve” Fernandinjo ka zbuluar një prapaskenë që lidhet pikërisht me Pepin dhe strategjinë e tij për t’i mohuar një talent të madh Bajernit të Mynihut si Kevin De Bryjne, në kohën kur ishte trajner i gjermanëve. Në vitin e fundit të aventurës në Mynih ia prezantuan mesfushorin belg për ta transferuar në “Allianz Arena”, por ai në fakt e kishte refuzuar atë sepse nuk përshtatej me skemat e tij. Tani duket një idiotësi duke parë që mesfushori është një nga më të mirët në botë prej vitesh dhe futbollin e Guardiolës e interpreton në mënyrë të shkëlqyer.

Kjo do të thotë se ai nuk e donte vetëm që ta merrte me vete te Siti. Pep Guardiola ishte te Bajerni dhe De Bryjne luante me Volfsburgun në atë kohë. Agjentët e Bajernit ia këshilluan atë lojtar Guardiolës dhe i kanë thënë se po e vëzhgonin me vëmendje për ta transferuar në merkaton pasardhëse. Por Guardiola e kishte refuzuar në mënyrë të menjëhershme. “Jo, jo, jo. Nuk e dua atë lojtar. Mendoj se nuk do të përshtatet në skuadrën tonë”, ka thënë Guardiola në atë kohë. Në fakt duket se kjo lëvizje ka qenë e studiuar nga spanjolli për t’u takuar me belgun te Mançester Siti. Bajerni në fakt tentoi ta transferonte atë, por nuk kishte buxhet të mjaftueshëm dhe ai u transferua në Angli. Vetëm një vit më vonë edhe vetë trajneri u transferua te Siti dhe aty gjeti De Bryjnen. Shumë vite më parë kur ishin kundërshtarë në Gjermani, Pep kishte thënë se mesfushori belg ishte një nga lojtarët më të mirë që kishte parë në karrierën e tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"