Guardiola e provokoi për simulimet, Mane i përgjigjet trajnerit: Do vazhdoj të…

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Nëntor 8, 2019 | 12:25

Bota Premier Liga Të fundit

Guardiola e provokoi për simulimet, Mane i përgjigjet trajnerit: Do vazhdoj të…

Sadio Mane. Një i verdhë për simulim dhe një gol në shtesë. Sulmuesi senegalez ishte vendimtar ndaj Aston Vilës në javën e fundit në Premier Ligë. Suksesi me përmbysje 2-1 i lejoi Liverpulit që të ruante në +6 distancën me Mançester Sitin e vendit të dytë përpara përballjes direkte të kësaj të diele.

Mane

Por Pep Guardiola përfitoi nga rasti pas fitores së Sitit të tij ndaj Sauthemptonit për t’u dërguar një mesazh rivalëve: “Liverpuli ka fituar shpesh kështu, sepse ka një talent special. Ndonjëherë janë të zotë në simulim, ndonjëherë dinë të shënojnë gola të pabesueshëm në minutën e fundit”.

Ndonëse Klop u përpoq t’i qetësonte gjakrat, pas disa ditësh replikon direkt i interesuari, duke ngritur sërish temperaturën: “Ishte inteligjente nga ana e Guardiolës për të tërhequr vëmendjen e Majkëll Oliverit, që do të jetë arbitri i ndeshjes. Unë mendoj thjesht të luaj futboll siç bëj gjithnjë. Nuk i kushtoj rëndësi asaj që tha Guardiola dhe nuk më jep asnjë motivim më shumë. Do të jap gjithçka për skuadrën time. Nëse do të mund të fitoj një penallti, do të vazhdoj të hidhem. Nëse rrëzimi mund të sjellë një penallti në favorin tim, do provoj ta bëj.

Përse jo? Klop tha një gjë të drejtë. Unë nuk simuloj. Ndaj Aston Vilës pati kontakte në zonë. Arbitri më ndëshkoi kur mendoi se nuk ishte penallti. Nëse do ketë penallti, do të ma japin, nëse jo nuk do ta akordojnë. Asnjë problem nga ana ime. Kështu është futbolli, por unë nuk do ta ndryshoj kurrë stilin e lojës sime”.

/PANORAMASPORT.AL/

 




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com