“Grushti i hekurt”/ Boksierët tregojnë në “Panorama TV” përgatitjet për turneun profesionist dhe thumbojnë: Florian Marku nuk duhet marrë si shembull

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 13, 2023 | 21:18

“Grushti i hekurt”/ Boksierët tregojnë në “Panorama TV” përgatitjet për turneun profesionist dhe thumbojnë: Florian Marku nuk duhet marrë si shembull

Tirana pret më datë 17 mars një turne të veçantë të boksit profesionist në pallatin e sportit “Feti Borova”. Aktiviteti i cili titullohet ”Grushti i hekurt” sheh të ngjiten në ring shumë kampionë shqiptarë. Janë emra si Alban Beqiri, Alban Bërmeta apo Nelson Hysa, të cilët do të tentojnë që të ngjitin shkallët edhe më shumë në ringun profesionist pasi kanë shkëlqyer në boksin olimpik.

bandicam 2023-03-13 16-39-42-033

Boksierët, si dhe trajneri i tyre Sead Bushati, kanë shpjeguar në emisionin “Panorama Sport” në “Panorama TV” detaje rreth këtij turneu, duke ftuar publikun që të shohin boksin e vërtetë, ndërsa një prej tyre nuk ka ngurruar që të thumbojë në distancë edhe Florian Markun.

Boksieri Alban Beqiri – “Për herë të parë në Shqipëri po marrin pjesë boksierë profesionistë, siç janë pretendentë si jemi ne për t’u rritur në renditjen botërore. Po përgatitemi fort, të gjithë nën drejtimin e trajnerit Sead Bushati. Urojmë që të bëjmë më të mirën dhe të bëjmë vendin tonë që të ndjehet krenar.

Unë jam prej 10 vitesh kampion, kampion Ballkani aktualisht dhe i treti në botë. Mbaj rezultatin më të lartë në këtë sport deri tani në vendin tonë. Ka qenë një ëndërr për mua që realizohet, Është shumë vështirësi e madhe. Nuk është e vështirë që të fitosh një medalje sa është punë e madhe që të mbash. Uën dua të jem i pari, jo vetëm i treti dhe do të punoj për t’ia arritur”

Boksieri Nelson Hysa – “Për mendimin tim dhe specialistëve, këta janë ndeshjet më të bukura të profesionizmit që janë zhvilluar në Shqipëri. Ne përfaqësohemi me boksierët më të mirë shqiptarë të boksit olimpik dhe profesionist. Do të jemi 7 sportistë të Shqipërisë, do të kemi ndeshje ndërkombëtare dhe të gjithë të huajt janë të nivelit shumë të lartë.

Kemi arritur këtu me shumë mund e sakrifica, ky aktivitet është i pari i qetësisë, që ka rehatinë e një aktiviteti normal se i ka marr përsipër të gjitha promotori im nga Amerika i cili po e zhvillon në mënyrën më të mirë. Kemi gjetur bashkëpunimin edhe me Bashkinë e Tiranës për të mbështetur këtë aktivitet.

Organizatori është Taulant Stërmasi. I kërkova ndihmë që të kishim diçka serioze e cilësore dhe një mbështetje maksimale. Federata është partner zyrtar. Fondet nga ky aktivitet nuk vijnë nga federata, ajo mbulon një pjesë të ringut e gjyqtarëve ndërsa fondet janë gjetur te një promotor personal”.

bandicam 2023-03-13 16-44-20-279

Boksieri Alban Bërmeta – “Përgatitjet po shkojnë shumë mirë, kemi kohë të gjatë që përgatitemi për këtë turne se do të jetë i fortë, me kundërshtarë të fortë e duhet përgatitje se nuk do të jetë e lehtë.

Kemi bërë një sakrificë shumë të madhe, mua më ka shtyrë pasioni, dëshira për këtë sport. Kam qenë vetë që jam marrë me boksin. Kam 18 vite që merrem me boks, 5 vite me boksin profesionist. Kam 9 fitore dhe një barazim në ringun profesionist, 8 me KO, shpresoj të bëj fitoren e 10 në këtë turne.

Në boksin amator kam pasur shumë ndeshje të bukura, se kam mbi 110 ndeshje, ndërsa si profesionist ka qenë një ndeshje në Tiranë me një boksier shumë të fortë nga Bullgaria të cilin e fitore me KO.

A mund të merret shembull ndeshja e Florian Markut? E kam ndjekur nuk dua të flas për atë ndeshje se është folur shumë. Unë jam i drejtë, nuk është për t’u marrë shembull. Sa i përket pjesës që është folur për të dhe 50% nuk është ndeshje e fortë”.

Trajneri Sead Bushati – “Për mua nuk ka vështirësi në përgatitjen e tyre ngaqë këto sportistë që sot ndeshen në boksin profesionist, i kam trajnuar që në moshën 12-13 vjeçare dh janë rritur me mua. Të gjithë kanë qenë të disiplinuar.

Ky është një turne i boksit profesionist, është i rëndësishëm sa i përket karrierës së sportistëve tanë në boksin profesionist. Mendoj se u shërben për të ecur sa më tepër në renditjen e boksierëve në botë.

Ndeshje të bukura? Gjithçka është në varësi të kundërshtarëve që vijnë. Nëse vijnë të mirë e të fortë, edhe evenimenti do të dalë shumë mirë. Shpresoj të vijnë të denjë dhe të fortë.

Kush është boksieri më i mirë shqiptar aktual këtu? Boksieri shqiptar aktual, mendoj se me performancën që bëri në Botëror, është aktualisht Alban Beqiri. Por ka edhe shumë boksierë të tjerë në botë. Janë Haxhi Krasniqi, apo edhe Jurgen Uldedaj të cilin e kam stërvitur unë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"