Grezda: Ndeshja që duhet të marrim shembull është ajo me Turqinë, ishin shumë rrethana që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2018 | 14:31

Grezda: Ndeshja që duhet të marrim shembull është ajo me Turqinë, ishin shumë rrethana që…

Në konferencën për shtyp të programuar ditën e sotme në 13:30 ka folur edhe Eros Grezda.

bandicam 2018-11-18 14-08-55-099

Si është gjëndja në skuadër pas humbjes?

Jemi në situatë të vëshitrë. Mënyra e vetme është të rrime me koka lart.

Çfarë u tha Panuçi?

Ishte një mbledhje e zakonshme, si pas çdo ndeshje. Trajneri na foli për problemet që kishim dje. Kemi edhe një takim tjetër, kështu që duhet të mbajmë motivimin lart.

Në përfundim të ndjeshjes kisha akull?

Kisha probleme me Rejxhersin. Unë u ndjeva mirë megjithatë. Për aq forca sa kishim sepse ai karton na dëmtoi shumë. Më shqetësoi pak pulpa po nuk është asgjë serioze.

Ka një regres pas ndeshjes me Turqisë, çfarë nuk shkon?

E vetmja ndeshje që duhet të të marrim shëmbull është ajo me Turqinë. Ka edhe lojtarë si Sadiku dhe Roshi që mungojnë, nuk është njësoj pa ta. Duhet të japim maksimumin. Kemi shumë diferencë nga viti kaluar. Duhet të bëhemi grup.

U ka pyetur ndonjëherë trajneri se çfarë mund të ndryshojmë ?

Kemi folur. Secili lojtar ka folur se ku duhet të rregullojmë.

Patët ndonjë ngacmim nga shokët e skuadrës?

Isha shumë i nevrikosur. Nuk është e lehtë të humbesh në shtëpi 4-0. Nuk u ndjeva mirë. Ishin shumë rrethana që ne e humbën ndeshjen me atë rezultat.

Nuk kanë zëvendësues të dëmtuarit?

Nuk është se nuk kemi lojtar kualitativ. Ekperienca e tyre do të thotë shumë për ne. Nuk është njësoj të luash si me klubin si me kombëtaren. Për të qenë këtu duhet eksperiencë.

Tifozët kuqezi janë të pakënaqur, çfarë duhet bërë ndryshe me Uellsin?

Më vjen shumë keq për ata që u zhgënjyer sepse ishte rezultat i thellë. Kanë treguar gjithmonë se janë lojtar i 12-të. I bëj thirrje që të na përkrahin prapë. Shpresoj t’i bëjmë krenar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"