“Goli më i bukur në Shqipëri është i Sadikut”, Duka si asnjëherë më parë: Ju tregoj se me kë jam tifoz…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 22, 2021 | 13:21

“Goli më i bukur në Shqipëri është i Sadikut”, Duka si asnjëherë më parë: Ju tregoj se me kë jam tifoz…

I ftuar në emisionin  e Luana Vjollcës në ʺAfterPartyʺ, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka është intervistuar me pyetje pikante dhe pyetje të përgjithshme ku është prononcuar si asnjëherë më parë. Intervista ishte 360 gradë ku është theksuar dhe jeta e tij private dhe disa preferenca të tij në futboll:

duka 1

1. Të punosh fort apo të luash fort? – ʺTë punosh fort.ʺ

2. Kafe apo çaj? – ʺKafe.ʺ

3. Baba shembullor apo i suksesshëm në karrierë? – ʺI suksesshëm në karrierë.ʺ

4. E kuqe apo blu? – ʺE kuqe gjithmonë.ʺ

5. Lorik Cana apo Ansi Agolli? – ʺNuk i ndaj dot , janë të dy shumë të mirë.ʺ

6. Etrit Berisha apo Tomas Strakosha? – ʺBerisha ka kontribuar më shumë për Kombëtaren, Tomasi është një talent dhe një e ardhme shumë e mirë për Shqipërinë.ʺ

7. Kush është më i suksesshëm Armand Duka apo Agron Duka? – ʺAgron Duka.ʺ

8. Karriera apon dashuria? – ʺDashuria, pasi me dashuri bëhet dhe karriera.ʺ

9. Je ti më xheloz apo bashkëshortja? – ʺBashkëshortja më shumë.ʺ

10. Më shumë të do apo e do? – ʺNuk e di, e di që e dua, nuk e di sa më do.ʺ

11. I bën apo të bën më shumë surpriza? – ʺUnë nuk jam i surprizave, por edhe bashkëshortja nuk është e spikatur në këtë fushë.ʺ

12. ʺViti i Ri 2021ʺ, dua të më gjejë me…? – ʺE para të na gjejë me shëndet të plotë, e dyta të përfundojë pandemia dhe tʼi rikthehemi realitetit.ʺ

13. Futbollisti më i mirë shqiptar sipas meje është? – ʺI të gjitha kohërave është Panajot Pano, por gjithsesi kjo është subjektive dhe ka edhe të tjerë lojtarë shumë të mirë.ʺ

14. Skuadra ime e zemrës është…? – ʺNë Shqipëri është Vllaznia.ʺ

15. Sipas meje goli më i bukur në historinë e Shqipërisë është nga…? – ʺGjithmonë goli është i bukur sepse të jep pikët, por ajo që ka lënë më shumë gjurmë në historinë e Shqipërisë është ai në Euro 2016 i Sadikut në ndeshjen ndaj Rumanisë.ʺ

16. Bëj një përshëndetje për të gjithë dashamirësit tuaj sonte nga ʺAfterPartyʺ – ʺDo të doja tʼi uroja shëndet në këtë vit që sapo kemi filluar dhe pas shëndetit do tʼi uroja gjithë të mirat dhe suksese në të gjithë fushat e jetës, në familje dhe kudo.ʺ


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"