“Golat në fund”, Mavraj i përgjigjet Ramës: Ne e çuam Shqipërinë në Europian, shpresojmë ta çoni edhe ju…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 20, 2020 | 0:22

“Golat në fund”, Mavraj i përgjigjet Ramës: Ne e çuam Shqipërinë në Europian, shpresojmë ta çoni edhe ju…

Futbollisti i Shqipërisë Mërgim Mavraj shprehu mbështetjen për masat e marra nga qeveria shqiptare për kufizimin e orarit të lëvizjeve të qytetarëve në mënyrë që të shmanget infektimi dhe përhapja e koronavirusit.

Mavraj

Qendërmbrojtësi veteran thumboi kryeministrin për paralajmërin e këtij të fundit ndaj qytetarëve që të mos i pësojnë pasojat e rrezikshme si “kombëtarja e Shqipërisë që luan mirë, por mundet gjithmnë në fund”. Nëpërmjet rrjetit sociale “Facebook”, Mavraj u bëri thirrje politikanëve “që të ndihmojnë kombëtaren e Shqipërisë të mos pësojë gol në fund”.

rama-1-750x430

Mesazhi i Mërgim Mavrajt për kryeministrin Edi Rama:

??? @ediramaal #shqiperiaime ♥️ Ne kemi nis nje fushate ku mbeshesim edhe qeverine, ku solidarizohemi dhe u kerkojme qytetareve tane te rrine ne shtepi. Shendeti i gjithkujt me i rendsishem se cdo gje. Sa per golat ne minutat e fundit, ftojme politikanet te futen ne ndeshjet tona te ardhme te na japin nje dore mos te pesojm gol. Ne e cuam Shqiperine ne Europe, mbase e cojne edhe ata. ?mavraj

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"