Gola dhe spektakël në finale, Vllaznia U-19 fiton Kupën e Shqipërisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 22, 2018 | 16:35

Gola dhe spektakël në finale, Vllaznia U-19 fiton Kupën e Shqipërisë

Vllaznia U-19 ka mposhtur me rezultatin 4-0 Shkëndijën e Tiranës U-19 në finalen e Kupës së Shqipërisë për të rinj. Në takimin e zhvilluar në “Elbasan Arena” shkodranët kanë qenë superiorë duke e dominuar sfidën.

Vllaznia B

 

Gruda hapi serinë e golave në minutën e 25-të, duke kaluar në avantazh kuqeblutë nga pika e bardhë e 11-metërshit, në minutën e 30-të ka qenë Qaradaku i cili dyfishoi rezultatin. Kur u duk se pjesa e parë do të mbyllej në epërsinë e dy golave, shkodranët nuk kanë mjaftuar me kaq, dhe në minutën shtesë të pjesës së parë kanë shënuar golin e tretë me Fikjan. Për të vulosur takimin mendoi Lisaj, i cili në minutën e 72-të shënoi edhe golin e katërt.

Një fitore më se e merituar e kuqebluve, që konfirmohën edhe njëherë si akademia më e mirë në Shqipëri, e cila ngjall shpresat që në të ardhmen Vllaznia mund të rikthehet në majat e futbollit shqiptar.

Kupa e sotme shërben si një ngushëllim për qytetin e Shkodrës, duke parë edhe momentet jo të mira që skuadra e Vllaznisë po kalon në Kategorinë Superiore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"