Goditje për trajnerin Shehi, ylli i Tiranës përfundon sezonin. Ja arsyeja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 17, 2021 | 15:05

Goditje për trajnerin Shehi, ylli i Tiranës përfundon sezonin. Ja arsyeja

Agustin Torasa e ka mbyllur sezonin futbollistik.

torasa

Braziliani me të gjitha gjasat nuk do të jetë sot në fushë dhe dy sfidat me Apoloninë dhe Skënderbeun. Argjentinasi është dëmtuar pas një përplasjeje në derbi.

Gjatë përplasjes ai ka krisur disa brinjë te pjesa e ijës dhe në këto kushte e ka të pamundur të luajë futboll. Klubi i ka bërë futbollistit edhe grafitë dhe ka rezultuar që lojtari ka krisur brinjët.

Argjentinasi është i detyruar që të rrijë pushim, ndërsa dje ishte i pranishëm në “Skënder Halili” për të parë stërvitjen.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"