Goditje e rëndë për Napolin, ylli i “axurrëve” humb ndeshjen me Milanin dhe rrezikon Champions-in

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 31, 2023 | 14:55

Goditje e rëndë për Napolin, ylli i “axurrëve” humb ndeshjen me Milanin dhe rrezikon Champions-in

Një lajm i rëndë ka ardhur për Napolin përpara duelit në kampionat me Milanin. Ylli i sulmit, Viktor Osimhen, është dëmtuar dhe nuk do të jetë pjesë e skuadrës për takimin në fundjavë.

Osimhen Napoli

Sikur kjo mos të ishte më e keqja, sulmuesi nigerian rrezikon seriozisht dhe dy takimet çerekfinale kundër kuqezinjve në Champions.

Ai pësoi një dëmtim në stërvitje pas kthimit nga grumbullimi me kombëtaren dhe javën e ardhshme pritet një ekzaminim më i gjerë për të kuptuar dhe situatën që ndodhet 24-vjeçari.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"