Gladbah-Bajern, një provë force. Flik i sigurt: Është një klasike, por skuadra ime nuk gabon sërish

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 7, 2019 | 12:24

Gladbah-Bajern, një provë force. Flik i sigurt: Është një klasike, por skuadra ime nuk gabon sërish

Supersfida e javës së 14-të do të luhet sot në orën 15:30 në “Borussia Park” të Gladbahut, ku kryesuesit do të presin në shtëpi kampionët e Gjermanisë. Një fitore e vendësve do t’ia komplikonte pozitat Bajernit për titull, pasi diferenca midis ekipeve do të shkonte në 7 pikë. Hansi Flik është i sigurt që në Gladbah e pret një ndeshje shumë e vështirë. 

Flik3

Trajneri i Bajernit e renditi ndeshjen ndaj kryesuesve si më të rëndësishmen e kampionatit gjerman, duke e krahasuar edhe me klasiken ndaj Dortmundit.

Çfarë mësimi nxorët nga humbja me Leverkusenin? 

Është e rëndësishme që t’i lëmë sa më pak hapësira kundërshtarit. Me Leverkusenin kjo gjë nuk ndodhi. Për këtë jemi stërvitur gjatë gjithë javës dhe besoj në ndeshjen e nesërme (sot) do të gabojmë më pak.

bajern

Ndikoi shumë te lojtarët? 

Ashtu siç e patë edhe vetë, lojtarët e dinin që kishin bërë një ndeshje të mirë. Por ndonjëherë gjërat nuk shkojnë ashtu siç duhet, për shumë arsye. Djemtë e mi mund të luajnë kundër kujtdo dhe këtë e kemi treguar si në kampionat ashtu dhe në Champions.

Mund ta imagjinoni një bashkëpunim me Tomas Tuhelin? 

E kam thënë shpesh që çfarëdo të them unë, nuk do të ndryshojë në planet e klubit deri në fund të vitit. Bashkëpunim me Tuhelin? Është një emër i bukur dhe një nga trajnerët më të mirë gjermanë. Mënyra se si lejon të luhet futbolli na pëlqen shumë. Por marrëdhënia që kemi jashtë futbollit mbetet private.

Ju tremb ecuria e Gladbahut?

Me Turam, kanë marrë një lojtar që është shumë i shpejtë përpara dhe që mund të jetë një rrezik konstant për mbrojtjen kundërshtare.

bajerni i mynihut

Si është gjendja e skuadrës?

Stërvitja gjatë javës ka shkuar sipas parashikimeve. Kam një skuadër të bashkuar që ka uri dhe dëshirë për të bërë mirë. Vetëbesimi është i madh dhe kjo do të na ndihmojë për të përballuar këtë ndeshje delikate në transfertë.

Prisni një skuadër agresive? 

Po, djemtë duan të bëjnë mirë atë që nuk e bënë në ndeshjen e kaluar. Do të jetë një sfidë me intensitet duke parë edhe kualitetet e kundërshtarit. Rastet për shënim nuk na kanë munguar, na duhet të jemi më të saktë para porte për të shënuar sa më shumë.

Po e mendoni mundësinë për të fituar titullin me bavarezët?

Ka ende shumë ndeshje deri atëherë. Sfida e radhës është përcaktuese për atë çfarë na pret në pjesën e dytë të sezonit, por është e qartë që Bajerni kërkon gjithmonë të shpallet kampion pavarësisht se sa e fortë është konkurrenca.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"