Gjoka: Vllaznia është buzë greminës, Hasani e ka mbyllur vitin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 15, 2017 | 15:16

Gjoka: Vllaznia është buzë greminës, Hasani e ka mbyllur vitin

Trajneri i Vllaznisë, Ernes Gjoka doli sot në një konferencë për mediat në prag të ndeshjes ndaj Kamzës, ku analizoi momentin e vështirë që skuadra eshtë duke kaluar. “Vllaznia është buzë greminës dhe patjetër që për t’i shpëtuar rënies në të, i duhet të fitojë pikësëpari ndaj Kamzës në ndeshjen e rradhës,” u shpreh tekniku nga Tirana, pavarësisht se skuadra do të vuaj mungesën e disa lojtarëve.

Gjoka

“Patjetër që e kemi të detyrueshme të bëjmë kthesën në ndeshjen e nesërme ndaj Kamzës. Ndodhemi në një pozitë shumë shumë të keqe. Ne jemi në një moment të tillë që na duhet të kacavirremi për të dalë nga humnera sepse jemi në buzë të humnerës. Nuk do jetë e lehtë sepse Kamza është surpriza e këtij sezoni dhe do të vijë për të marrë pikë edhe në Shkodër, por ne duhet të jemi shumë të motivuar.

Kemi probleme sërish me dëmtimet, teksa edhe Hasani e ka mbyllur këtë vit ndërkohë që na rikthehet Marku në formacion dhe po ashtu, do të kemi të gatshëm edhe Bardullën. Shpresoj shumë që djemtë të tregojnë të njëjtin karakter si ndaj Tiranës dhe të marrim fitoren e shumëpritur”, ka deklaruar numri 1 i pankinës shkodrane

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"