Gjest i veçantë, ultrasit e Milanit dhe Interit bëhen bashkë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 24, 2021 | 17:06

Gjest i veçantë, ultrasit e Milanit dhe Interit bëhen bashkë

Jo vetëm mbledhja e madhe përpara ndeshjes: grupet e ultrasve të Interit dhe Milanit janë bashkuar për një gjest solidariteti.

tifozte

Siç është bërë e ditur, përfaqësuesit e tifozerive të organizuara milaneze kanë grumbulluar materiale të ndryshme si mbulesa, ushqime, veshje dhe produkte për higjienën, për t’ua dorëzuar personave në vështirësi dhe të pastrehëve të Milanos.

Të gjitha i janë dorëzuar ditën e së hënës delegacionit “City Angels” (që u kishte propozuar fillimisht nismën grupeve të tifozëve), prezent në “San Siro” dhe momenti është portretizuar me fotografitë e publikuara në faqen “Facebook” të zikaltërve “L’Urlo della Nord”.

153084162_800198717246743_5367008527414827044_o 153089631_800198617246753_4388444407610262814_o

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"