Gjermania barazoi me Argjentinën, Lëv në delir: Ishte spektakël, pashë disa sinjale…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 10, 2019 | 13:30

Gjermania barazoi me Argjentinën, Lëv në delir: Ishte spektakël, pashë disa sinjale…

Trajneri i kombëtares gjermane, Joakim Lëv, u shpreh për “RTL” se ishte i kënaqur me skuadrën e tij, edhe pse rezultati duhet të kishte qenë ndryshe.

Lev

“Ishte një ndeshje e bukur për të gjithë sportdashësit, bëmë një paraqitje dinjitoze ndaj një kundërshtari shumë të fortë, i cili ka lojtarë që luajnë në kampionatet më të forta në botë”, tha Lëv. Tekniku i “pancerave” analizoi edhe ndeshjen, duke thënë se lodhja, por edhe trysnia e ushtruar nga kundërshtari në pjesën e dytë bënë që avantazhi prej dy golave të zbehej. “Në pjesën e parë luajtëm me shumë intensitet, duke vënë një vështirësi një skuadër si Argjentina. Edhe pse me mungesa të rëndësishme, ne ditëm të ruanim ekuilibrat në fushë. Gnabri dhe Haverc bënë një ndeshje të madhe, jo vetëm sepse shënuan, por edhe pse udhëhoqën skuadrën në fushë.

kimish

Kimish kapiten? E kam menduar prej kohësh, por më duhet të respektoj hierarkinë, ai është ende i ri dhe ka të gjithë kohën për të qenë lideri i kombëtares”.

KUNDËRSHTARI

argjentina

“Argjentina është një skuadër e fortë edhe pa Mesin në fushë. Martinez dhe Dibala ishin gjithmonë një kërcënim për ne. Në pjesën e dytë pësuam gola që ishin të vështirë për t’u shmangur. Ndiem lodhje dhe kjo është më se normale, pasi të gjithë lojtarët vijnë nga aktivizimet me klubet e tyre. Gjithsesi, jam i kënaqur me atë çfarë pashë sot (dje) në fushën e lojës. Rezultati ka pak rëndësi, mora sinjalet që doja”.

ESTONIA

Lëv theksoi edhe një herë se vëmendja do të jetë te ndeshja me Estoninë ditën e diel. “Kemi vetëm pak ditë në dispozicion për të përgatitur ndeshjen. Nuk mendojmë për asgjë tjetër përveç fitores. Vetëm tri pikët na bëjnë punë. Djemtë e dinë këtë gjë, shpresoj të rikuperoj disa lojtarë të cilët nuk ishin sot (dje)”.

Ter Shtegen

 

TER SHTEGEN

“Andre bëri një ndeshje të mirë, nuk kishte asnjë faj te golat e pësuar. Jam i kënaqur me të, tregoi se është një portier i madh. Dueli me Nojerin? Është diçka e shpikur në media, në skuadër ka gjithmonë konkurrencë. Kështu do të jetë gjithmonë. Ndaj Estonisë do të rikthehet Nojer, kjo është e sigurt. Kështu është vendosur që në fillim”.

SHVAJNSHTAIGER

“Lojtarë të tillë vijnë shumë rrallë. Bisedova me të para ndeshjes dhe i urova më të mirat në jetë. Ai është një kampion edhe jashtë fushës së blertë. Jam i bindur se do ta ndihmojë futbollin gjerman edhe tani pasi vari këpucët në gozhdë, eksperienca e tij është shumë e vlefshme”.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"