Gjashtë pikë me rivalët direkt, Mërgjyshi i shqetësuar: Duhet të shikojmë mirë punën e kartonave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 21, 2020 | 13:50

Gjashtë pikë me rivalët direkt, Mërgjyshi i shqetësuar: Duhet të shikojmë mirë punën e kartonave

Do ta pranonte edhe barazimin në fushën e Pogradecit. Kështu ishte shprehur një ditë para ndeshjes trajneri i Apolonisë, Artan Mërgjyshi, por në fakt ka marrë fitoren dhe nuk kishte si ta fshihte entuziazmin pas atij triumfi në një 90-minutësh që i ka pasur të gjitha brenda tij.
mergjyshi
“Patjetër që është një fitore e rëndësishme, një fitore në fushën e një rivali direkt. U munduam të bënim lojën tonë të zakonshme dhe të godisnim në kundërsulm. Realizuam një gol të bukur dhe në pjesën e dytë patëm vështirësi, pasi mbetëm me një lojtar më pak. Duhet ta shohim këtë punën e kartonëve, sepse nuk na takon kjo sjellje. Jemi katër pikë para, por ka ende ndeshje dhe asgjë nuk ka përfunduar. Tani kemi para ndeshjen me Besën dhe duhet t’i menaxhojmë mirë forcat. Kemi mungesa për shkak të kartonëve që morëm sot, por duhet të vazhdojmë me këtë ritëm deri në fundin e kampionatit”, theksoi pas fitores në Pogradec trajneri i Apolonisë.

Brenda një jave fierakët kanë marrë dy fitore me shumë vlera, ndaj Lushnjës dhe Pogradecit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"