Gardiani i Laçit drejt largimit, merkato e kurbinasve mund të nisë nga porta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 9, 2018 | 18:29

Gardiani i Laçit drejt largimit, merkato e kurbinasve mund të nisë nga porta

Laçi i Besnik Prengës zbret të hënën në fushë për të nisur përgatitjet në prag të aventurës evropiane. Skuadra kurbinase do të mësojë kundërshtarin më 19 qershor, kur dhe hidhet shorti në UEFA. Pas përfundimit të sezonit, skuadra kurbinase ka humbur disa nga titullarët. Mbrojtësit Harrallamb Qaqi e Arbër Shala, mesfushori Maikon Eskerda dhe sulmuesi Arturo Rexhinaldo, nuk janë më pjesë e kurbinasve. Mirëpo, dilema të mëdha ka portieri Gentian Selmani.

selmani

Emri i tij është lakuar shumë gjatë muajit të fundit, por burimet bëjnë të ditur se 20-vjeçari është i ndarë mes Belgjikës dhe Italisë. Selmani është ndjekur nga menaxherë të ndryshëm gjatë periudhës së fundit, e sidomos në finalen e Kupës së Shqipërisë ndaj Skënderbeut. Në kampionatin belg mendohet që drejtuesit e klubit, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, janë të bindur për aftësitë e “gardianit” që fitoi të drejtën e grumbullimit me Kombëtaren A pas dëmtimit të Thomas Strakoshës për dy miqësoret me Kosovën dhe Ukrainën. Pikërisht ky grumbullim shtoi më tej edhe interesimin nga kampionati italian.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"