Postuar: Qershor 22, 2018 | 15:01
Fushata e Markizios për refugjatët, tifozët: Hipokrit!
Po ti me kë je?” Shumë polemika për foton me këtë diçiturë që Klaudio Markizio publikoi në profilin e tij “Instagram”, ku ai ishte fotografuar me një parullë sensibilizuese mbi refugjatët. Ky postim ishte pjesë e një projekti të një fushate nga ana e UNHCR-së (Agjencia e OKB-së).
Reagimi ndaj këtij postimi ishte i menjëhershëm, teksa fotoja mblodhi mijëra komente ku shumica e njerëzve e vlerësonin veprimin e Markizios. Ndër reagimet e shumta kishte edhe nga ato që sulmonin lojtarin e “Zonjës së Vjetër” duke e quajtur hipokrit dhe moralist tastiere.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"