FOTO+VIDEO/ Partizani uron tifogrupin për 14-vjetorin e themelimit, reagojnë edhe ultrasit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 7, 2024 | 12:27

FOTO+VIDEO/ Partizani uron tifogrupin për 14-vjetorin e themelimit, reagojnë edhe ultrasit

Si sot para 14 viteve është themeluar grupimi i “Ultras Guerrils”.

hgfjhk

Kjo ditë e veçantë është kujtuar nga klubi i Partizani si dhe vetë tifo grupi.

Postimi i plotë
“Ky grupim është themeluar në ditët më të vështira të Partizanit, me qëllim mbrojtjen, rikthimin dhe lartësimin e emrit të ekipit legjendar, PARTIZANI !”
Kështu nisin rreshtat e parë të shkruar në faqe për të shpjeguar qëllimin e këtij grupimi.
Një ide e qartë e cila nis nga situata e errët e aktualitetit të atëhershëm, që fillonte nga mbrojtja me çdo kusht e ekzistencës, vazhdonte me shoqërimin në rrugët e egra dhe të vështira drejt rikthimit, shoqëruar me shikimin largpamës drejt lartësimit dhe majave të reja në futbollin Shqiptar dhe në arenën europiane. Plani i parë ishte dhe mbetet gjithmonë Partizani, veprimet tona nuk u kushtëzuan kurrë nga faktorët që frymonin kundër, sakrificë dhe mosdorëzim, përtej çdo situate, luftë dhe besim edhe kur ky i fundit vinte me doza minimale. Këngë dhe frymëzim, si atëherë kur i regjistruam të rejat e të vjetrat me shpresën që nuk do të mbeteshin në histori si elegjitë e një legjende të papërsëritshme, por do vinte një ditë që do këndoheshin masivisht. Protestë e zemërim si atëherë para gjykatës me flamuj e mesazhe, me vonë para federatës. Pasion pa kufi, atëherë kur luanim në kategorinë më të ulët pa stemë, pa president dhe kudo që shkonim në transferta të largëta me shumë halle, hasnim në duartrokitjet e publikut kundërshtar kushtuar Partizanit. Festuam në fund ne lojtarët Gjergj Thaka dhe shoferi autobusit …
Rikthim e vërshim tifozësh, pas asaj pamë ringritjen dalëngadalë treguam kush ishte Partizani dhe efekti i legjendës, luajtëm sërish në Qemal Stafa, tempull i ndaluar në kohën kur koreografia e relalizuar priste në magazinë deri sa një ndeshje e Partizanit të luhej në një stadium. Qemal Stafes i vendosëm rekorde të reja, e ndriçuam sa mundëm me flakadanë e blica deri sa e shembën për të ndërtuar të riun. E nëse dikur bridhnim mes fushave të Kamzës e Yrshekut sot kemi stadiumin tonë, ku festuam së bashku dhe titullin e 17 kampion. Në dhomën e trofeve gjendet dhe i 16-ti i fituar e festuar përballë minjve, bashkë me Superkupat përkatëse, bashkë me fotot e natës magjike të Budapestit, netëve të tjera europiane e momenteve emocionuese ndër vite të ekipit tonë. Vjet shkuam në play off dhe ishim shumë afër kualifikimit në grupe. Ndoshta këtë vit. Kur e mendon, duket nje ëndërr …
Një ëndërr e së shkuarës, një ëndërr që vazhdon …

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"