FOTO+VIDEO/ Moxhi në stadium, tifozët gjirokastritë ia marrin valles

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 17, 2017 | 17:59

FOTO+VIDEO/ Moxhi në stadium, tifozët gjirokastritë ia marrin valles

Luftëtari arriti të marrë një fitore shumë të vlefshme ditën e sotme ndaj Partizanit, duke bërë kthesë kështu nga rezultatet e këqija të javëve të para. Gjirokastritet ishin që pjesë të parë në avantazh të thellë, pasi rezultati ishte 3-0 në fundin e saj. Ndërkohë ne stadium ishte prezent edhe këshilltari i presidentit Demi, Luciano Moxhi.

moxhi

Euforia padyshim ka qenë e madhe për tifozët vendas, sepse jo vetëm që po fitonin, por po mundnin një nga ekipet më të forta të vendit me rezultat të thellë. Ka patur edhe nga ata tifozë të Luftëtarit që kanë zgjedhur ta shohin ndeshjen nga taracat e pallateve.

25520864_10208199598187834_640142382_o

Ndërsa Partizani këtë ndeshje kishte edhe mbështetjen e “Guerrilsave të Sarandës”, që janë disa tifozë nga qyteti bregdetar të pasionuar pas ekipit të Partizanit.

25530643_10208199598267836_1856405704_o

Më poshtë mund të ndiqni një video amatore të realizuar nga tribuna kryesore e stadiumit të Gjirokastrës, ku tifozët e Luftëtarit festojnë fitoren e thellë të pjesës së parë

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"