FOTO+VIDEO/ Luftë me kohën, punë intensive për fushën e “Air Albania”-s

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 25, 2021 | 8:37

FOTO+VIDEO/ Luftë me kohën, punë intensive për fushën e “Air Albania”-s

Që pas ditëve të ftohta, kur Shqipëria u mbulua nga dëbora edhe në kryeqytet apo qytetet bregdetare, në stadiumin kombëtar “Air Albania” ka nisur një punë intensive për procesin e rigjenerimit të barit në tapetin e fushës.

Air Albania stadiumi logo

Pasi u pastrua dëbora, këto ditë të fundit që janë rritur temperaturat, në stadium ka nisur korrja e barit të fushës. Bëhet e tillë në mënyrë që të jetë sa më pranë nivelit zero. Kjo, për t’i hapur udhë procesit të pastrimit të pjesëve të barit që nuk shërbejnë ose janë “fijet e vdekura”.

Më tej, do të nisë të bëhet edhe rimbjellja e barit. Për rigjenerimin e fushës do të përdoret edhe sistemi i ventilimit dhe llambave që do të përdoren për ngrohjen e barit në ato zona të fushës ku nuk bien shumë rreze të diellit.

Stadiumi logo2

Pjesa fundore e fushës në anën e djathtë të tribunës qendrore (zona nga ana e liqenit artificial) vihet re që është më e dëmtuara edhe pse prej muajsh nuk luhet futboll. Kjo, për faktin e thjeshtë se në atë zonë nuk bien asnjëherë rreze të diellit për shkak të strukturës së mbuluar të impiantit. Me këtë trajtim, kompania që më vonë do të sjellë tapetin e barit hibrid, ka marrë përsipër që për ndeshjen me Anglinë, më 28 mars, fusha të jetë në gjendjen më të mirë të mundshme.

PANORMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"