FOTO+VIDEO/ Gomerë dhe kuaj, shikoni si është katandisur stadiumi piktoresk në Shqipëri që FIFA e cilësoi “të pabesueshëm”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 30, 2023 | 23:56

FOTO+VIDEO/ Gomerë dhe kuaj, shikoni si është katandisur stadiumi piktoresk në Shqipëri që FIFA e cilësoi “të pabesueshëm”

Vetëm disa vite më parë, FIFA në rrjetet sociale shpërndante me mahnitje pamjen e stadiumit “Kastrioti” në Krujë.

stadiumi kastrioti

“Çfarë vendi i pabesueshëm për të luajtur futboll! Stadiumi “Kastrioti” në Krujë, Shqipëri”, shkruante organizata që drejton futbollin botëror në një postim në rrjetet sociale në vitin 2016.

Por që atëherë kanë ndryshuar shumë gjëra dhe stadiumi i qytetit të Krujës është lënë në mjerim. Situata e sotme e impiantit ku krutanët kanë më shumë se katër vite që nuk luajnë, është katastrofike, pasi tashmë në të ka mbirë bari kudo, edhe në tribuna, pa harruar edhe pirgje të vogla plehrash sa aty-këtu.

Fusha e këtij stadiumi piktoresk të ndërtuar në një reliev shumë të vështirë malor, shërben vetëm për kullotjen e kuajve dhe gomerëve që sillen aty nga banorë të zonës, siç tregojnë fotot dhe video e siguruar nga “Panorama Sport”.

WhatsApp Image 2023-05-30 at 5.39.18 PM (1) (1) WhatsApp Image 2023-05-30 at 5.39.18 PM (2) WhatsApp Image 2023-05-30 at 5.39.17 PM (1) (1) WhatsApp Image 2023-05-30 at 5.39.17 PM (2)

Ata janë të vetmit që i gëzohen siç duhet fushës me bar e cila për shumë vite me radhë ka parë të luhen edhe ndeshje të elitës së futbollit shqiptar.

SHKËLQIM HASANI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"