FOTOT EKSKLUZIVE/ Pamje trishtuese, shikoni si ka degraduar stadiumi “Skënderbeu”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2020 | 23:15

FOTOT EKSKLUZIVE/ Pamje trishtuese, shikoni si ka degraduar stadiumi “Skënderbeu”

Në ditën kur Skënderbeu do të duhej të zbriste në fushë në formë proteste, duke u bazuar te java e dytë e kampionatit, që sipas kalendarit do të luhej në Korçë ndaj Vllaznisë, të pranishmit konstatuan një situatë skandaloze në tribunën VIP.

STADIUMI I SKENDERBEUT1

Duket se gjithçka është lënë në harresë dhe stadiumi “Skënderbeu” po degradon dita-ditës. Fotot e siguruara nga “Panorama Sport” tregojnë për një tribunë VIP totalisht të shkatërruar, aq sa të vinte keq ta shihje në atë gjendje.

Nuk dihet nëse presidentit të klubit, Ardjan Takaj, i ka bërë përshtypje një gjendje e tillë e paprecedentë në impiantin që ka qenë model. Një situatë e tillë nuk është parë as në kohën kur klubi i Skënderbeut menaxhohej vetëm nga bashkia 11 vite më parë e aq më pak në dekadën e fundit kur presidencën e ka marrë Takaj.

stolat te skenderbeu (1)

Duket se goditja e madhe që ka marrë klubi nga Gjykata Federale për lënien në fuqi të dënimit, si dhe vështirësitë ekonomike në të cilat ndodhet Skënderbeu, po reflektojnë jo vetëm në ndërtimin e ekipit, por edhe në stadium.

STADIUMI I SKENDERBEU (1) SHKATERRIMI I STOLAVE (1)STOALT (1)

LLAZI SARO-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"