FOTOLAJM/ Torasa nuk i “ndahet” Partizanit, shikoni çfarë bën sulmuesi i Flamurtarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 28, 2018 | 23:06

FOTOLAJM/ Torasa nuk i “ndahet” Partizanit, shikoni çfarë bën sulmuesi i Flamurtarit

Agustin Torasa ishte pjesë e Partizanit dy sezone më parë, ndërsa pas një viti që u aktivizua në Argjentinë, vendosi të zgjedhë sërish Superioren, dhe tashmë po bën mjaft mirë që në start tek Flamurtari i Dajës.

torasa flamurtari

Por, për kampin vlonjat, stafi nuk është i plotësuar me mjek, dhe Torasa ka zgjedhur fizioterapistin e Partizanit, Ergys Rexhën, për të zhvilluar një seancë për muskujt e tij. Duke qenë se sulmuesi e njeh fizioterapstin, pas eksperiencës tek Partizani, mesa duket ka zgjedhur t’i besojë edhe tani që është pjesë e Flamurtarit. Në një postim në Facebook, është vetë Rexha që poston foton me Torasën, dhe shkruan: “Faleminderit për besimin dhe vlerësimin.”

Capture

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"