FOTOLAJM/ Me maskë oksigjeni dhe telefonin përpara, shikoni si e ndjek ndeshjen nga spitali trajneri Gega

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 29, 2020 | 20:05

FOTOLAJM/ Me maskë oksigjeni dhe telefonin përpara, shikoni si e ndjek ndeshjen nga spitali trajneri Gega

Kukësi arriti të fitojë në transfertën e vështirë të Shkodrës ndaj Vllaznisë me rezultatin 2-4. Ishte fitorja e dytë e verilindorëve në këtë kampionat pas asaj ndaj Laçit në mesjavë.

fundiiii

Lajme të mira për sa i përket gjendjes së trajnerit Skënder Gega. “Arkitekti” i Kukësit, është duke e marrë veten dita-ditës. Nga një foto e siguruar nga spitali në Turqi, ku tekniku i verilindorëve, shihet teksa ndjek ndeshjen e sotme ndaj Vllaznisë, me maskë oksigjeni.

gega spitali

 

Fitorja e Kukësit ditën e sotme, duket se ia ka bërë “zemrën mal” trajneri tropojan, i cili urojmë të kthehet sa më shpejt pranë skuadrës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"