FOTOLAJM/ Mbrojtësi i Bylisit i bie shkurt: Nuk gjeja dot bereber, kjo situatë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 29, 2020 | 14:50

FOTOLAJM/ Mbrojtësi i Bylisit i bie shkurt: Nuk gjeja dot bereber, kjo situatë…

Stivian Janku luan sezonin e tij të dytë në Ballsh. Qendërmbrojtësi nga Delvina është formuar si futbollist në akademinë e Partizanit, por pa mundur të debutojë me fanellën e kuqe në Superiore. Për herë të parë 22-vjeçari ka luajtur në elitën e futbollit në sezonin 2017-2018, duke qenë pjesë e Luftëtarit që e mbylli atë kampionat në vend të tretë. Më pas u transferua te Bylisi për të marrë më shumë minuta dhe këtë sezon është kthyer në një prej lojtarëve të rëndësishëm të skuadrës ballshiote në repartin e mbrojtjes.janku

Madje Janku ka arritur të shënojë edhe një gol me vlerën e tri pikëve në fitoren 0-1 të Bylisit në Shkodër ndaj Vllaznisë në fazën e dytë. Këtë periudhë të ndërprerjes se kampionatit, Janku po e kalon në familjen e tij në Delvinë, teksa po stërvitet në kushtet e shtëpisë. Në intervistën për “Panorama Sport”, shtatlarti tregon programin që ndjek, por edhe ndryshimin e modelit të flokëve…

Janku si po e kalon këtë periudhë?

Ndodhem në qytetin tim në Delvinë pranë familjes. Po zbatojmë rregullat dhe po qëndrojmë në shtëpi.

E vështirë kjo situate për regjimin e një sportisti?

Patjetër që po, sepse ne jemi mësuar të rrijmë grup dhe të stërvitemi. Shpresoj që ta kalojmë këtë periudhë sa më shpejt.

Çfarë programi po ndjek për stërvitjen?

Në kushtet e shtëpisë duke bërë ushtrime fizike, por edhe izometri, pompa, muskuj barku etj. Kuptohet që është ndryshe fusha, ndryshe shtëpia, por duhet që të mbajmë trupin në formë…

91437074_198349338280300_4747990525007626240_n

Ke folur me shokët?

Flas çdo ditë. U bënë dy sezone që luaj në Ballsh. Lidhja ime me këtë qytet është e hershme…

Shohim që ke ndryshuar edhe pamjen…

Vendosa që të bëhesha berber i vetes. Ndryshova “look”, nisur edhe nga situata apo dhe mungesa e një berberi. Duke qenë se rrijmë në shtëpi dhe zbatojmë rregullat, përfitova nga koha dhe thash të qethem tullac.

Këtë sezon ke luajtur 16 ndeshje, teksa në 12 prej tyre titular. Je i kënaqur?

Duke parë performancën e ekipit apo dhe konkurrencën që ka, natyrisht që jam i kënaqur. Shpresojnëë të rifillojë gara, sepse ne këtë sezon kemi synimet tona në kampionat dhe Kupën e Shqipërisë. Por më parë ta kalojmë këtë moment për të qenë më të qetë edhe psikologjikisht…

ERJON SALIU-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"