FOTO/ U bë për spital nga tifozët e Gjilanit, vjen reagimi nga Stivi Frashëri: Shpresoj që çdo gjë të jetë pa probleme…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 4, 2022 | 16:16

FOTO/ U bë për spital nga tifozët e Gjilanit, vjen reagimi nga Stivi Frashëri: Shpresoj që çdo gjë të jetë pa probleme…

Ngjarja e rëndë që ndodhi në sfidën midis Gjilanit dhe Ballkanit, ku tifozët vendas hynë në fushën e lojës, solli që portieri i miqve, Stivi Frashëri, të bëhej për spital nga tifozët.

frasheri

Për fatin e mirë, nuk erdhën pasoja për portierin shqiptar. Reagimi i tij ka ardhur menjëherë, i cili nëpërmjet një fotoje të postuar në Instagram, ai i falënderon të gjithë at5a që i mbështetën.

“Faleminderit shumë për mbështetjen dhe interesimin tuaj. Momentalisht jam duke u kontrolluar nga stafi mjekësor i Ballkanit dhe drejtuesve në tërësi, me një përkujdesje shembullore. Sot po kryejmë edhe analiza më të detajuara për të pasur një pasqyrë të qartë të dëmtimit. Shpresoj që çdo gjë të jetë pa probleme… Më vjen shumë keq që nuk mundem t’ju kthej përgjigje të gjithëve Ju dua shumë! Faleminderit për gjithçka”, ishin fjalët e Stivi Frashërit.

stivi frasheri

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"