FOTO/ Skënderbeu kapërcim galopant në renditjen e re të UEFA-s

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 24, 2017 | 16:46

FOTO/ Skënderbeu kapërcim galopant në renditjen e re të UEFA-s

Fitorja e madhe ndaj Dinamos së Kievit, mbrëmjen e djeshme në “Elbasan Arena” nuk mjaftoi që Skënderbeu të shpresonte për një kualifikim në fazën tjetër të Europa Ligës, por nga ana tjetër i ka dhuruar klubit korçar një ngjitje të madhe në renditjen e re për klube të UEFA-s.

skenderbeu

Korçarët në renditjen e re, pozicionohen në vendin e 136-të, dhe ka një koefiçent 8.500. Në fillim të këtij sezoni, Skënderbeu renditjen në vendin e 204-t.

Ekipet e tjera shqiptare, renditen më poshtë, ku Kukësi është skuadra tjetër në radhë, në vendin e 211-të, e më pas Partizani në vendin e 330-të.

skenderbeu renditja

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"