FOTO/ Masat drastike të Disiplinës ndaj Tërbunit, përfaqësues të klubit dhe tifozët protestë para federatës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 7, 2023 | 14:08

FOTO/ Masat drastike të Disiplinës ndaj Tërbunit, përfaqësues të klubit dhe tifozët protestë para federatës

Komisioni i Disiplinës ndëshkoi KF Tërbunin duke e përjashtuar nga aktiviteti futbollistik për sezonin 2022-2023 dhe duke e zbritur në Kategorinë e Dytë.Collage Maker-07-Apr-2023-02-05-PM-6404

Për shkak të këtij vendimi, ditën e sotme përfaqësues të klubit dhe tifozë kanë shkuar jashtë zyrave të federatës së futbollit. Ata kanë nisur një protestë si dhe kanë ftuar çdo njeri që tju bashkohet.

Njoftimi i plotë

Protesta përpara zyrave të federatës së futbollit jemi prap aty ju presim kushdo që e ndjen këtë fanellë! #DrejrësipërTërbunin
“Dy ngjyra ❤️? një emër, TËRBUN të kam në zemër”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"