Postuar: Janar 27, 2021 | 12:49
FOTO/ Kristiano Ronaldo di si të jetë një romantik për Xhorxhina Rodriguezin! Ja surpriza që futbollisti i bëri partneres
Xhorxhina Rodriguez dhe Kristiano Ronaldo kanë shijuar mbrëmë një darkë shumë romantike në shoqërinë e njëri-tjetrit.
Ronaldo ka ditur të jetë një djalë romantik duke e surprizuar Xhorxhinën me petale trëndafilash, qirinj e një buqetë të madhe me trëndafila të kuq, siç ka treguar Xhorxhina në rrjete sociale.
“Dashuria ime, Kristiano”, shkruante Xhorxhina krahas fotos ku tregonte surprizën që i kishte bërë partneri.
Në fakt, ka mjaftuar vetëm kaq që ajo të ndihet e lumtur dhe e vlerësuar, pavarësisht se partneri i saj është një prej meshkujve më të pasur.
Kristiano Ronaldo, një ndër futbollistët më të mirë në historinë e futbollit, dhe Xhorxhina Rodrigez, që dikur ishte shitëse, u njohën 3 vite më parë në butikun ku punonte kjo e fundit.
E asokohe ajo as që e mendonte se do bëhej partnerja e Ronaldo-s, por ja që ai ra në dashuri me të dhe tashmë janë ndër çiftet më të famshme në botë.
PANORAMASPORT.AL
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/
