FOTO/ E quajti plak, Benzema i kthehet presidentit të Napolit: Edhe një i çmendur në listë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 20, 2018 | 21:55

FOTO/ E quajti plak, Benzema i kthehet presidentit të Napolit: Edhe një i çmendur në listë…

Pas lajmeve të fundit se Napoli ishte i interesuar për të firmosur me Karim Benzema dhe Angel Di Maria, ishte presidenti i napolitanëve, Aurelio de Laurentis, që mohoi lajmin duke u shprehur: “Ançeloti e di se unë dua të blej lojtarë të rinj. Me gjithë respektin, çfarë do duhen nëse firmos me dy pleq?”

1532112284_701661_1532114701_noticia_normal

Por, ishte Benzema, që duke postuar një foto të fjalëve të De Laurentis në Instagram, ka bërë një koment për këtë deklaratë të De Laurentis. “Edhe një tjetër i çmendur në listë. Nënta i bën të gjithë të çmenden” – shkruan Benzema, duke personifikuar veten me numrin 9, që mban mbi shpinë te Reali.

1532112284_701661_1532112822_sumario_grande

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"