FOTO/ Atalanta nuk e fsheh gëzimin për rikthimin e tij , vendos Gjimshitin në krye për ndeshjen e sezonit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 13, 2022 | 18:10

FOTO/ Atalanta nuk e fsheh gëzimin për rikthimin e tij , vendos Gjimshitin në krye për ndeshjen e sezonit

Atalanta luan një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit ditën e nesërme përball Leipzig në çerekfinalen e dytë të Ligës së Europës, ku skuadra e Gasperinit ka prezantuar listën e lojtarëve të grumbulluar me mbrojtësin shqiptar, Berat Gjimshiti.

Capture

Gjimshiti rikthehet kështu pas një dëmtimi të pësuar në ndeshjen  parë çerekfinale ku u detyrua ta linte fushën e lojës.

Një rikthim ky shumë i rëndësishëm për skuadrën e Atalantës që shprehu gëzimin për këtë lajm duke e vendosur foton e tij dhe në njoftimin zyrtar në Instagram.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"