Formacionet zyrtare, Betis-Milan/ Gatuzo suprizon me rreshtimin, kuqezinjtë startojnë me 3-5-2

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 8, 2018 | 20:11

Formacionet zyrtare, Betis-Milan/ Gatuzo suprizon me rreshtimin, kuqezinjtë startojnë me 3-5-2

Skuadra e Milanit do të luajë sot në mbrëmje ndeshjen e kthimit përballë skuadrës së Betisit. Kuqezinjtë e pësuan ndeshjen e parë në “San Siro” duke u mundur me rezultatin 1 me 2.

milan

Ndërsa tani duke parë se ndeshja e kthimit luhet në shtëpinë e Betisit, si dhe kualitetin e kundërshtarit Milani ka ardhur me ndryshime. Trajneri Gatuzo ka vendosur që të mbajë një skuadër më shumë sulmuese duke eksperimentuar formacionin 3-5-2.

gatuzo

Në mungesë të Higuainit është Suso dhe Kutrone që do të luajnë në krye të sulmit. Më poshtë ndiqni dhe formacionin e plotë të skuadrave.

Formacionet:

Milani: Reina, Musakio, Zapata, Rodrigez, Laksalt, Çalhanoglu, Bakajoko, Kesi, Borini, Suso, Kutrone.

Betis: Lopez, Feddal, Bartra, Mandi, Tejo, Lo Selso, Karvalo, Kanales, Zhunior, Sanabria, Hoakin.

gsdgfsd

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"