Formacionet e mundshme të Barcelona-PSG/ Ksavi me të gjithë, Enrike gjen Hakimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 16, 2024 | 10:50

Formacionet e mundshme të Barcelona-PSG/ Ksavi me të gjithë, Enrike gjen Hakimin

Trajneri i Barcelonës, Ksavi Hernandez dhe ai i Paris SG-së, Luis Enrike kanë bërë gjithçka gati për takimin e sotëm.

dgddfhh

Tekniku i katalanasve do të ketë të gatshëm të gjithë lojtarët për këtë sfidë. Përjashtimi i vetëm janë mungesat e Andreas Kristensen dhe Serxhi Robertos. Të dy lojtarët u ndëshkuan me kartonë të verdhë në ndeshjen e vajtjes në Paris dhe janë të pezulluar për takimin e sotëm. Kujtojmë se Kristensen ishte autori i golit të fitores së Barcelonës në “Parc des Princes”.

Nga ana tjetër, Luis Enrike do të ketë një skuadër më të kompletuar për këtë takim. Kështu ai ka gjetur Mukielen dhe Ashfar Hakimin, të cilët munguan në takimin e parë në Paris. Hakimi madje është planifikuar të jetë titullar.

24

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"