Florian Kamberi, klubi kroat i ndërpret kontratën sulmuesit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 26, 2023 | 17:34

Florian Kamberi, klubi kroat i ndërpret kontratën sulmuesit

Sulmuesi shqiptar, Florian Kamberi, po kalon një moment jo fort pozitiv në karrierën e tij. 28-vjeçari këtë sezon iu bashkua skuadrës së Slaven Belupos në elitën e futbollit kroat, por aventura e tij te ky ekip zgjati vetëm 5 ndeshje.

KAMBERI

Së fundmi bëhet me dije se Kamberit i është shkëputur kontrata dhe tashmë ka dalë si lojtar i lirë. Në 5 sezonet e fundit futbollisti që në të kaluarën ka qenë pjesë e Kombëtares shqiptare, ka ndërruar 8 skuadra dhe në total ka mundur të shënojë vetëm 9 gola. Aventura me të vërtet zhgënjyese.

Edhe pse u shpresua shumë se Kamberi do të kishte një karrierë të suksesshme, ajo ka ardhur në rënie të lirë nga sezoni në sezon.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"