Flamurtari/ Resuli kërkon arratinë: E likuidojmë edhe Devollin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 18, 2021 | 11:38

Flamurtari/ Resuli kërkon arratinë: E likuidojmë edhe Devollin

Flamurtari do “arratinë”. Kjo javë i përball me Devollin dhe objektivi është vetëm një: likuidimi i një rivali direkt. Dritan Resuli mendon që vlonjatët kanë kundërshtar vetëm veten këtë sezon, ndaj nuk e diskuton fitoren. Gjatë një deklarate të dhënë për “Panorama Sport”, trajneri thotë:

RESULI

“Flamurtari nga java në javë ka treguar karakter dhe jo më kot jemi në krye. Fazën e mbyllim me Devollin dhe të shkëputemi sa më shpejt për të mbyllur përfundimisht çështjen e kalimit një kategori më lartë. Nga informacionet që kam, në Bilisht kanë terren të mirë dhe kjo do të na lejojë që të shprehemi.

Të gjitha ndeshjet janë të vështira dhe duan rëndësinë e duhur, por unë i qëndroj asaj që kam thënë me kohë: rivalë kemi vetëm veten. Kjo nuk do të thotë që nënvlerësojmë kundërshtarin e kësaj jave, pasi ata kanë potencial dhe jo rastësisht janë të tretët, e megjithatë ende nuk janë përballur me Flamurtarin.

Jam i kënaqur me ecurinë e ekipit në këtë fazë. Jemi brenda objektivave. Nëse do të bëjmë një analizë, ekipi ka shënuar gola dhe ka pësuar pak. Performanca dhe interpretimi i ekipit është shumë i mirë.

Por, mbi të gjitha një ndër pikat e forta është profesionalizimi i lojtarëve që kam në dispozicion, që e bëjnë më të lehtë punën”, përfundoi Resuli.

ERMAL SIKA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"