Flamurtari nuk fiton sërish, vetëm barazim ndaj Laçit të Mezanit (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 16, 2017 | 14:11

Flamurtari nuk fiton sërish, vetëm barazim ndaj Laçit të Mezanit (VIDEO)

Laçi dhe Flamurtari janë ndarë në një barazim 1-1 në ndeshjen e luajtur sot në Krujë.

laci flamuratri

Vlonjatët kaluan në avantazh në minutën e 34-t me anë të Bushiç, ndërsa kurbinasit barazuan shifrat në minutën e 54-t me anë të një penalltie të ekzekutuar si duhet nga Rexhinaldo.

Pas këtij takimi, Flamurtari regjistron barazimin e tretë radhazi dhe mban vendin e tretë me 9 pikë. Ndërkohë Laçi mban vendin e 5-të me 7 pikë.

Komenti minutë pas minute

90+5′ Mbyllet ndeshja.

85′ Flamurtari kryen zëvendësimin e tretë. Largohet Alvesh, në fushë Hoxhaj.

81′ Alvesh ndëshkohet me karton të verdhë.

80′ Flamurtari kryen zëvendësimin e dytë. Largohet Pollozhani, në fushë Mersini.

67′ Flamurtari kryen zëvendësimin e parë. Largohet Zhufo, në fushë Kamara.

65′ Laçi kryen zëvendësimin e tretë. Largohet Ademir, në fushë Ejo.

61′ Laçi kryen zëvendësimin e dytë. Largohet Lushkja, në fushë Kallaku.

laci

54′ Rexhinaldo ekzekuton penalltinë në mënyrë të saktë dhe barazon shifrat.

54′ Bicaj prek topin me dorë në zonë dhe arbitri akordon penallti për Laçin.

49′ Siljanovski ndëshkohet me karton të verdhë.

46′ Laçi kryen zëvendësimin e parë. Largohet Sefgjini, në fushë Shala.

46′ Fillon pjesa e dytë.

45+1′ Mbyllet pjesa e parë.

flamurtari

34′ Alvesh fut një top në zonë nga e djathta dhe Bushiç i vetëm përballë portës nuk e ka të vështirë të shënojë.

27′ Sefgjini ndëshkohet me karton të verdhë.

26′ Pollozhani ndëshkohet me karton të verdhë.

24′ Eskerda tenton me një goditje të rrezikshme nga jashtë zonës, por topi grushtohet nga Nurkoviç.

14′ Fangaj ndëshkohet me karton të verdhë.

8′ Laçi tregohet më kërkues në këto minuta të para, por nuk arrin të konkretizojë para portës.

1′ Fillon ndeshja.

LAÇI – FLAMURTARI 1-1
Rexhinaldo 54′ (11-m) / Bushiç 34′

Laçi: Selmani, Ademir (Ejo 65′), Gjoni, Fangaj, Sefgjini (Shala 46′), Nika, Jonuzi, Lushkja (Kallaku 61′), Eskerda, Uzuni,  Rexhinaldo
Trajner: Gentian Mezani

Flamurtari: Nurkoviç, Siljanovski, Jakovljeviç, Bicaj, Musta, Sidibe, Pollozhani (Mersini 80′), Useini, Zhufo (Kamara 67′), Alvesh (Hoxhaj 85′), Bushiç
Trajner: Shpëtim Duro

Gjyqtar: Laver Alla

KV: Fangaj 14′, Sefgjini 27′ / Pollozhani 26′, Siljanovski 49′, Alvesh 81′

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"