Flamurtari, Idrizi jep “ultimatum”: Nuk fal më, kur kam dyshime i drejtohem Prokurorisë!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 13, 2018 | 12:05

Flamurtari, Idrizi jep “ultimatum”: Nuk fal më, kur kam dyshime i drejtohem Prokurorisë!

Sinan Idrizi është treguar i “butë” ndaj lojtarëve. Në mbledhjen 25- minutëshe, që nisi dje në orën 16:05 dhe u mbyll në 16:30, nuk pati masa, por… ultimatume. Ai pret reagimin e menjëhershëm, megjithatë nuk ngurron që të vlerësojë grupin që ka në dispozicion. Në deklaratën e dhënë pas “samitit” për “Panorama Sport”, ai tha se lojtarët morën përgjegjësitë.

Idrizi

“Ishte një mbledhje arsyetimi dhe kërkesë llogarie mes aktorëve të barabartë, jo në pozita punëdhënës-punëmarrës, por të njerëzve që ndiejnë dhe mbajnë një fanellë. Duam të dimë përgjegjësitë e gjithsecilit, ku shkojnë dhe ku nuk shkojnë dhe ata që marrin përsipër për të bërë ato që ne duhet të bëjmë.

Realisht, prisja që lojtarët të më thërrisnin mua, por unë e pashë që ishin të gjithë më tepër se të agravuar në drejtim të ndjeshmërisë. Këta janë djem që i kanë bërë gjërat më mirë nga çfarë duhet t’i bënin në drejtimin e fanellës. Folëm gjerë e gjatë dhe duhet që të dalim nga kjo gjendje, pastaj të tjerat janë gjëra që i mbeten kujtime së kaluarës. Unë tani dua përgjigje në fushë që nga ndeshja e së shtunës dhe në vazhdimësi.

idrizi-470x303

Jo unë, por kur them unë, flas në emër të stemës së Flamurtarit. Lojtarët nuk më premtuan, por më thanë se e kemi obligim. Të gjithë janë të kënaqur, ndihen mirë me  Vlorën, madje e thonë me zë të lartë që është ambienti më i mirë që kemi parë në Shqipëri, por tashmë që të fitohet falja e tifozët vlonjatë, duhen vetëm rezultatet në fushë. Nuk është problemi një humbje, por është pashpirtësia jonë në drejtim të garës që demonstruam dhe kjo është një ndjesia ime, në emër të klubit që i drejtoj gjithë qytetit, në rastin e ndeshjes së fundit”, tha fillimisht Idrizi.

idrizi

LARGIMET

Administratori paralajmëroi se nuk ka “dënime”, megjithatë ua ka bërë të qartë lojtarëve që mund të largohen nëse duan. “Ua thashë lojtarëve që kush nuk do, le të largohet. Por lojtarët kanë një përgjigje të përbashkët: ‘Jemi shumë mirë, fanellën e vlerësojmë mbi të gjitha gjërat, thjesht prisni përgjigjen në fushë’.

flamurtari

Na ka ndodhur një ngjarje e tillë me Skënderbeun para dy viteve, ditën e fundit të kampionatit kur ekipi nuk reagoi dhe ju e dini që unë shkriva një ekip të gjithë. Pas çdo humbjeje, unë përgëzoj fituesin, por në rastin kur humbja ka pikëpyetje, ngre dhe unë pikëpyetje. Por ky ekip nuk ka pikëpyetje. Është grupi më serioz që unë kam parë te Flamurtari.

Nuk mora masa me largim, pasi një vendim të tillë e marr vetëm nëse ka probleme të ‘gëzhojës së vjetër’, si ish-lojtarët e Flamurtarit që sfidojnë edhe ligjet e fizikës në futboll për shkak të historive të tyre. Unë kam çuar ekipin tim në Prokurori. Unë e filloj nga vetja ime. E çuam në Prokurori, pavarësisht se nuk u mor asnjë masë, por nuk është problemi im. Kemi lojtarë që deponojnë që ‘po, është një ndeshje që është bërë dhe ribërë në skedinat e basteve dhe Prokuroria nuk vepron’. Ky nuk është faji ynë. Por te ky ekip këto gjëra nuk ekzistojë”, u shpreh Idrizi.

RINOVIMET

Numri një i klubit ka një dilemë sa i takon rinovimeve dhe kjo e krijuar nga situata më e fundit që përfshiu ekipin. “Nuk kam lëkundje për sa u përket rinovimeve që kisha në plan të bëja, por kam një dilemë të vogël, sepse ne duhet të kishim mbyllur kontratat deri tani me pjesën më të madhe të grupit. Është një grup që e vlerësoj, jemi të vonuar”, tha Idrizi.

flamurtari

AFRIMET

Administratori shpreh mendime jo fort pozitive për dy lojtarë të ardhur në janar, por përjashton Muaremin. “Nuk është pritshmëria që ne kishim për lojtarët e janarit, por nuk mund të them që Muarem ishte i dështuar. Është ndeshja e dytë që luan me Flamurtarin. Ka ardhur pas një dëmtimi, pas dy-tre muajve që nuk është aktivizuar.

muarem muarem

Një lojtar me karakteristika të tilla nuk mendoj se duhet të themi është dështim. Për dy nga këta djemtë e tjerë mund të kem disa dyshime. Te njëri mund të kem disa mendime jo fort pozitive, por kjo është histori tjetër dhe i mbetet kohës. Është herët të flasim për merkaton”, përfundoi Idrizi.

ERMAL SIKA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"