“Fitojmë 2 Champions me ty”, Nejmar telefonon Ramosin: Nëse vjen në Paris, unë e Mbape do…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 20, 2020 | 23:27

“Fitojmë 2 Champions me ty”, Nejmar telefonon Ramosin: Nëse vjen në Paris, unë e Mbape do…

Serxho Ramos është objektivi i madh i PSG-së dhe në Paris po bëjnë gjithçka për të transferuar kapitenin e Realit të Madridit. Po përdorin çdo strategji që një nga mbrojtësit më të mirë të historisë së futbollit të veshë fanellën e kampionëve të Francës. Nejmar Xhunior është ai që ka veshur “kostumin” e agjentit dhe ka telefonuar rivalin e tij në shumë sfida. Sulmuesi i Brazilit i ka bërë me dije Ramosit që nëse ai do të transferohet në Paris, ai dhe Mbape janë gati që të rinovojnë kontratën dhe të qëndrojnë për disa vite të tjera në kryeqytetin francez.

ENsfsOIWsAURL_6

Lajmi është bërë i ditur në emisionin spanjoll “El Chiringuito”, ku njëri prej gazetarëve ka zbuluar prapaskenën. “Serxho, nëse do të vish te PSG-ja, unë jam gati që të rinovoj për pak ditë. Pas meje, edhe Mbape do të hedhë firmën. Të betohem për këtë. Vetëm eja dhe do të arrijmë objektiva të rëndësishëm”, mësohet t’i ketë thënë Nejmar. Ai gjithashtu ka shkuar më tej, duke e konsideruar mbrojtësin madrilen si shumë efikas në Ligën e Kampioneve dhe bashkë me të në një skuadër mund të triumfojnë në Champions.

960

“Nëse do të vish në Francë, jam i sigurt se minimalisht do të fitojmë 2 Liga Kampionesh”, janë fjalët e Nejmarit. Nuk dihet nëse kjo është një strategji e PSG-së për të bindur mbrojtësin spanjoll apo realisht mendojnë që ai mund të prishë ekuilibrat në futbollin europian. Për momentin nuk dihet asgjë. E sigurt është që kontrata e Ramosit përfundon në fundin e këtij edicioni sportiv dhe ai është i lirë që të zgjedhë një ekip tjetër. Madje, nëse palët nuk do të arrijnë marrëveshjen për rinovimin, spanjolli ka të drejtë që në janar të flasë me një skuadër tjetër për të zgjedhur të ardhmen. PSGja i ka ofruar kontratë 3- vjeçare me pagesë 20 milionë euro në vit. Diçka e rëndësishme në fundin e karrierës. Këtë gjë Reali nuk ia ofron, por është duke insistuar te lidhja që ka lojtari spanjoll me të skuadër dhe te dëshira për ta përfunduar karrierën në Madrid. Por, Serxho do një kontratë të majme, me shumë vite dhe me rrogë. A është gati Perez që ta bëjë një sakrificë? Al Khelaifi po.

Përgatiti: GENTJAN ALINANI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"