Bruno Fernandez zbulon episodin e veçantë kur Portugalia fitoi Euro 2016: Vrapoja në korridoret e…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 11, 2020 | 14:21

Bruno Fernandez zbulon episodin e veçantë kur Portugalia fitoi Euro 2016: Vrapoja në korridoret e…

Bruno Fernandez u transferua nga Sporting Lisbona tek Mançester Junajtid, dhe që atëherë ka qënë një ndër lojtarët më të rëndësishëm për klubin anglez. Së fundmi mesfushori ka zbuluar një episod mjaft të veçantë kur Portugalia fitoi kampionatin Europian të vitit 2016.

Bruno_Fernandes_BTS_UN-21580462352849_large

“Po luhej finalja e Europianit 2016, dhe atë kohë unë luaja për Parmën. Vendosa bast me Hurtoks se ai që do humbiste do bënte foto me fitimtarin, dhe fotot tona do i postonim në rrjetet tona sociale. Unë e shikova ndeshjen i vetëm në dhomën time, pasi nuk doja ta shikoja  me Hurtoks dhe të tjerët pasi ai ishte francez.

Kur mbaroi ndeshja dhe Portugalia fitoi Kupën, unë dola dhe vrapoja nëpër korridoret e hotelit nga gëzimi. Kaloja nga dhoma e shokëve të skuadrës francezë për ti ngacmuar”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"