Fanella e re e Milanit me ngjyrat zikaltër, “Curva Sud” shpërthen ndaj klubit! Kuqezinjtë marrin vendimin e menjëhershëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 7, 2023 | 13:49

Fanella e re e Milanit me ngjyrat zikaltër, “Curva Sud” shpërthen ndaj klubit! Kuqezinjtë marrin vendimin e menjëhershëm

Klubi i Milani zyrtarizoi dje uniformën e re, por me një veçanti që iu ka rënë të gjithëve në sy. Përveç ngjyrës rozë, kostumi ka edhe blunë e të zezën, ngjyrat simbolike të rivalëve të përjetshëm, Interit. Shumë tifozët të Milanit nuk e pritën mirë këtë gjë dhe kanë shpërthyer në rrjetet sociale. “Curva Sud” e cila kritikoi ashpër zgjedhjen e bërë përmes një postimi në Instagram.GKJHL

“Është e qartë për disa kohë që disa strategji marketingu janë shpesh në konflikt me traditën dhe historinë e klubit , si për shembull për sa i përket ngjyrave të fanellës. Megjithatë, ne besojmë se ka një kufi për gjithçka! Prodhimi i një fanelle para ndeshjes me referencë për ngjyrat e klubit të Interit është diçka mosrespektuese dhe e patolerueshme. Presim që një kompani po aq precize dhe serioze sa e jona, e ndjeshme ndaj çështjeve që karakterizojnë botën e sotme (shih fanellën e tretë), të jetë po aq e vëmendshme ndaj historisë që na dallon, duke dhënë vetëm ngjyrat dhe simbolet që e kanë dalluar gjithmonë klubin tonë. Ne kemi besim se përgjegjësit do të rregullojnë gjithçka sa më shpejt të jetë e mundur dhe në të njëjtën kohë ju ftojmë të mos e blini këtë rrëmujë !”.

Pas këtij postimi duket se kjo uniformë është hequr nga dyqanet e Milanit dhe nuk mund të blihet më, të paktën tani për tani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"