EUROPA LEAGUE/ Arsenali dhe Roma nuk falin në shtëpi, ja rezultatet dhe renditjet e sfidave të fundit të grupeve (VIDEO)
U luajtën mbrëmjen e sotme 8 sfidat e fundit të grupeve të Ligës së Europës, ku u regjistruan plot 19 gola. Arsenali dhe Roma nuk falën në shtëpi, duke triumfuar respektivisht ndaj Zyrih dhe Ludogorets. Si “topçinjtë” ashtu dhe skuadra e Murinjos, do të vijojnë aventurën në fazën tjetër të Ligës së Europës, duke qenë dy ndër ekipet pretendente për të fituar këtë trofe.
Në duelet e tjera spikasin fitoret e Betis, PSV, Bragës, Fenerbahçes dhe Union Berlinit. Sfida e vetme e mbyllur në barazim ishte ajo mes Rend he AEK Larnakës.
REZULTATET:
GRUPI A:
ARSENAL – ZYRIH 1-0
Tiernei 17′
BODO/GLIMT – PSV 1-2
Zugelj 90+3′ / Sanosted 36′ (autogol), Bakajoko 52′
GRUPI B:
DINAMO KIEV – FENERBAHÇE 0-2
Guler 23′ , Arao 45+2′
REN – AEK LARNAKA 1-1
Abline 17′
GRUPI C:
REAL BETIS – HJK 3-0
Ruibal 20′ , 41′, Fekir 90+3′
ROMA – LUDOGORETS 3-1
Pelegrini 55′ , 65′, Zaniolo 87’/ Rik 41′ ,
GRUPI D:
ROJAL – UNION BERLIN 0-1
Mishel 6′
BRAGA – MALMO 2-1
Horta 36′, Djalo 55′
PANORAMASPORT.AL
