Eurogoli i Osvaldos ndal marshimin e Mançester Sitit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2013 | 7:49

Eurogoli i Osvaldos ndal marshimin e Mançester Sitit

Southampton's Pablo Osvaldo, left, scores against Manchester City in the Premier League at St Mary'sPas fitores bindëse në transfertë me Uest Bromuiçin, dukej se Siti nuk do të haste vështirësi as ndaj Sauthemptonit, sepse Aguero i kaloi në avantazh pas 10 minutash: Një krosim i Kolarovit u përcoll në rrjetë lehtësisht nga e majta e Agueros (goli i 11-të në kampionat). Skuadra e Pelegrinit duket padrone në fushë dhe luan futbollin e përhershëm spektakolar. Sulmuesi argjentinas i shkon dy herë të tjera shumë pranë golit: e njëjta skenë si në rastin e golit të parë kësaj radhe përsëritet me Zabaletën, por e djathta e Agueros përfundon jashtë. Pastaj diagonalja që lëshon nga një pozicion i volitshëm nuk ka forcën e mjaftueshme. Të zotët e shtëpisë përmirësohen dhe i shkojnë pranë golit me një goditje me kokë të Shou. Barazimi do të vijë falë një goli spektakolar të Osvaldos. Në fund të pjesës së parë, ish-sulmuesi i Romës nxjerr huq dy herë Kompaninë, frenon për të shmangur Zabaletën dhe me të djathtën lëshon një parabël, e cila ndalet vetëm në trekëndëshin e Pantilimonit. Në pjesën e dytë, argjentinasi ka shansin të përmbysë gjithçka, por kësaj radhe portieri rumun e ndal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"