Është rritur në Itali, Tirana drejt firmës me mbrojtësin 20-vjeçar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 15, 2020 | 23:49

Është rritur në Itali, Tirana drejt firmës me mbrojtësin 20-vjeçar

Tirana ka marrë në provë një lojtar të ri, qendërmbrojtësin afrikan Zhoselin Behiraç, i cili dje ka nisur stërvitjen me ekipin e Nevil Dedes prej disa ditësh.

Tirana Dede 

20-vjeçari nga Bregu i Fildishtë është rritur në Itali, ku ka qenë pjesë e skuadrës së Xhorxhones. Përveç pozicionit të qendërmbrojtësit, Behiraç operon edhe si mesfushor qendre.

Prej tij, bardheblutë presin shumë duke parë dhe ecurinë jo të mirë në këtë fillim sezoni. Me sa është marrë vesh, lojtari pritet të firmosë kontratë të re me ekipin bardheblu dhe nga janari mund të luajë me Tiranën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"