“Është aty, por nuk është aty”, ish-bosi i skuadrës së F1 flet për gjendjen e Shumakerit: E dhimbshme të shohësh…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 28, 2023 | 11:05

“Është aty, por nuk është aty”, ish-bosi i skuadrës së F1 flet për gjendjen e Shumakerit: E dhimbshme të shohësh…

Ish-bosi i skuderisë Jordan Grand Prix, Edi Xhordan, ka folur së fundmi për gjendjen shëndetësore të legjendës së Formula 1, Mikael Shumaker.

shumaker xhordan

74-vjeçari i dha mundësinë pilotit gjerman që të shkëlqente në skenën e madhe të Formula 1, kur ai debutoi me skuadrën Jordan në Çmimin e Madh të Belgjikës në vitin 1991.

Në një intervistë për “OLBG”, Edi Xhordan i rrëfeu të gjitha duke nisur që nga gjendja e Shumakerit e deri te marrëdhënia që ka me djalin e gjermanit, Mik.

“Me aq sa jam i informuar, jam vërtet i prekur duke parë që babai yt nuk mund të jetë pjesë e familjes tënde. Ai është aty, por nuk është vërtet aty. Prekem vërtet pasi unë kisha një lidhje të madhe me Mikaelin. I dhashë një shans në Spa. Edhe pse nuk zgjati shumë dashuria që kam për atë njeri vazhdon ende dhe do të vazhdojë deri sa të jap frymën e fundit”, u shpreh si fillim 74-vjeçari.

xhordan shumaker

Më pas ai foli dhe për karrierën e Mik Shumaker, duke thënë: “Ai ka një tjetër luftë për t’u rikthyer dhe njëherë për të shkruar emrin e tij. ai do t’i ngjisë dhe njëherë shkallët, jam shumë i sigurt për këtë”.

“Emri Mik nuk është vendosur prej babait të tij ashtu siç mendojnë shumë njerëz. Emri Mik është vendosur prej një personi që babai i tij Mikael e kishte shumë shok. Një kampioni që fitoi pesë tituj kampion me Hondën. Ai është Mik Duhan dhe në respekt të tij Mikaeli e quajti kështu djalin e tij”, rrëfeu Xhordan si një histori interesante për emrin e djalit të legjendës gjermane.

MIK SHUMAKER

Për ta mbyllur, ai tregoi dhe se u përpoq përpara një viti që të takonte Shumakerin, por bashkëshortja e tij Korina e ndaloi, duke thënë se vetëm familjarë mund ta shihnin. “Përgjigja ishte jo. Nuk lejoheshin vizitor për momentin nga persona jashtë familjes. Gjithsesi, që atëherë që u njoha me Mikun e ri, ai dhe unë kemi pasur një miqësi mjaft të bukur”, përfundoi Xhordan.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"